Trump: Nuk kemi zgjidhje tjetër, dëbim masiv për emigrantët ilegalë

Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump thotë se administrata e tij nuk do të ketë “zgjidhje” veçse të kryente dëbimin masiv të njerëzve që nuk kanë leje ligjore për të qenë në Shtetet e Bashkuara.

Në një intervistë me NBC News, Trump tha:

“Nuk është një çështje e një çmimi. Nuk është – në të vërtetë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Kur njerëzit kanë vrarë, kur bosët e drogës kanë shkatërruar vende, dhe tani ata do të kthehen në ato vende sepse nuk kanë për të qëndruar këtu”, citohet të ketë thënë Trump.

Nëse një administratë amerikane do të ishte në gjendje të përparonte ligjërisht me planet për dëbime masive, autoritetet do të duhej të përballeshin ende me sfida të mëdha dhe të shtrenjta logjistike. Ekspertët vlerësojnë se do të kushtonte miliarda dollarë për të dëbuar një milion njerëz.

Bastisjet e diskutueshme në vendet e punës që u kryen gjatë administratës Trump u pezulluan në vitin 2021.

Dëbimet vjetore të njerëzve të arrestuar në brendësi të SHBA-së kanë qenë nën 100,000 për një dekadë, pasi arritën kulmin në mbi 230,000 në vit gjatë viteve të hershme të administratës së Obamës. /Reporteri.net/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share