Trump: Nëse rizgjidhem, fund luftës në Ukrainë për 24 orë

“Amnisti për të arrestuarit e sulmit të 6 Janarit në Kongres“

Donald Trump pretendon se po të ishte ai president, nuk do të kishte pasur kurrë luftë në Ukrainë. Nëse zgjidhet president, kjo luftë sipas tij do të marrë fund brenda 24-orësh.

I ftuar në një bashkëbisedim 70 minutës të modelit “Taun Holl” të organizuar nga CNN në Nju Hempshir, ish-Presidenti akuzoi europianët se kanë përfituar nga lufta në Ukrainë dhe se duhet të paguajnë më shumë për të ndihmuar këtë vend.

Trump tha se do i falte të arrestuarit për sulmin ndaj Kongresit më 6 Janar. Sipas tij, faji ishte i kryetares demokrate të asaj kohe të Dhomës së Ulët Nensi Pelosi që nuk angazhoi Gardën Kombëtare.

I pyetur për gazetaren Xhin Keroll, për të cilën u shpall fajtor për përdhunim në një proces civil, Trump nuk e zgjati shumë dhe tha se nuk e njihte fare këtë grua, që kërkon vetëm të përfitojë nga fama e tij.

Kandidati republikan është i bindur se e meriton rizgjedhjen në 2024-ën, pasi ka bërë një punë të jashtëzakonshme kur ishte president.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share