Trump: Negociatat për të përfunduar luftën Rusi-Ukrainë fillojnë që tani!

Presidenti amerikan, Donald Trump pas bisedës me homologun rus Valdimir Putin, ka paralajmëruar një telefonatë edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. 

Presidenti republikan tha se liderët gjithashtu “ranë dakord që ekipet e tyre përkatëse të fillojnë menjëherë negociatat” dhe se do ta njoftonin liderin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për bisedën e tyre.

“Ne u dakorduam të punojmë së bashku, shumë ngushtë, duke përfshirë vizitat në vendet e njëri-tjetrit. Ne gjithashtu u dakorduam që ekipet tona përkatëse të fillojnë negociatat menjëherë, dhe do të fillojmë duke telefonuar Presidentin Zelenskyy të Ukrainës, për ta informuar për bisedën, diçka që unë do ta bëj tani,” ka shkruar Trump në platformën “Truth Social”.

Kujtojmë se paraardhësi i tij, Presidenti Joe Biden, nuk kishte folur me homologun e tij rus për gati tri vjet.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share