Akuza për keqpërdorim të materialeve të periudhës së Presidencës
Donald Trump paraqitet këtë të Martë në një tjetër gjyq, atë për keqpërdorimin e dokumenteve nga koha kur ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe që përbëjnë sekret shtetëror.
Prokurorët në Majemi të Floridas kanë ngritur ndaj tij, 37 akuza penale për mbajtje të jashtëligjshme të këtyre dokumenteve të rëndësisë së veçantë edhe pasi la postin e presidentit, pa i dorëzuar ato në Arkivën kombëtare.
Mes dokumenteve renditen edhe ato që përmbajnë informacione të rrezikshmërisë së lartë duke nisur nga armët bërthamore e deri te strategjitë e mbrojtjes së ushtrisë amerikane. Bëhet fjalë për mbi 100 dokumente që FBI i gjeti në rezidencën e tij në Mar a Lago, Gushtin e kaluar.
Trump rrezikon 20 vite burg nëse shpallet fajtor edhe pse ai i mohon kategorikisht akuzat. Kjo është hera e dytë që ai përballet me një proces penal në gjykatë. Më herët, këtë vit gjykata e Nju Jorkut ngriti ndaj tij akuza penale për evazion fiskal.
Tv Klan