Trump mesazh qeverisë amerikane: Siria nuk është vend mik, mos u përfshini në atë luftë!

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka thënë se SHBA-ja nuk duhet të ketë “asgjë të bëjë me” rebelimin në Siri.

Trump, i cili nuk do të jetë në pushtet deri në inaugurimin e tij në janar, ka përdorur platformën e tij Truth Social për t’i kërkuar qeverisë aktuale amerikane të mos veprojë.

“Luftëtarët e opozitës në Siri, në një lëvizje të paprecedentë, kanë pushtuar totalisht qytete të shumta, në një ofensivë shumë të koordinuar, dhe tani janë në periferi të Damaskut, padyshim që përgatiten të bëjnë një lëvizje shumë të madhe drejt rrëzimit të Assadit”, shkroi Trump.

“Rusia, për shkak se është shumë e lidhur në Ukrainë, dhe me humbjen e mbi 600,000 ushtarëve atje, duket e paaftë të ndalojë këtë marshim të mirëfilltë nëpër Siri, një vend që e kanë mbrojtur prej vitesh”, shtoi ai.

“Sido që të jetë, Siria është një rrëmujë, por nuk është miku ynë, dhe SHTETET E BASHKUARA NUK DUHET TË KENË TË BËJNË ME TË. KJO NUK ËSHTË LUFTA JONË. MOS U PËRFSHINI”, e përfundoi republikani deklaratën.

Ndryshe, rebelët sirianë thuhet se kanë arritur në periferi të kryeqytetit Damask, ndërsa ofensiva e tyre kërcënon t’i japë fund sundimit 24-vjeçar të Bashar al-Assadit.

Aleatët e Assadit, Irani, Rusia, dhe Turqia, do të takohen të shtunën për të diskutuar krizën.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share