MASAT E SIGURISË VIJNË PAS ATENTATIT NDAJ ISH-PRESIDENTIT MUAJIN E KALUAR
Donald Trump i është përgjigjur sulmeve politike nga ish-presidenti amerikan Barack Obama nga Karolina e Veriut pas një xhami mbrotjës antiplumb. Masat e shtuara të sigurisë vijën pas atentatit të korrikut.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump nuk ka humbur kohë dhe I është kundërpërgjigjur ish-kreut të Shtëpisë së bardhë Barack Obama pas komenteve të një natë më parë në Konventën Kombëtare Demokratike.
DONALD TRUMP-ISH-PRESIDENT I SHBA-SE
A e keni parë Barack Hussein Obamën duke bërë disa sulme? Ai po sulmonte presidentin tuaj. Po ashtu edhe Michelle. Ata gjithmonë thonë, Zotëri, ju lutemi mos e ktheni personale dhe të merremi me politikë, megjithatë ishin ata që e kthyen në personale.
Trump foli për mbështettësit e tij nga pas një xhami antiplumb që formonte një mur mbrojtës rreth skenës, ndërsa snajperët ishin vendosur në çati, pjesë e masave të shtuara të sigurisë që synonin ta mbanin të sigurt pas sulmit të 13 korrikut në Pensilvani.
Po masat e sigurisë, ai i theu pak më vonë kur shkoi për të përshëndetur një mbështetës të tij të cilit I ra të fikët. Nga foltorja, Trump bëri thirrje që mjekët ta ndihmojnë atë dhe më pas shkoi vetë drejt personin që i ra të fikët, një veprim që u mirëprit nga audience.
Ndërkohë, më herët kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump tha se rivalja e tij demokrate, Kamala Harris nuk pranon te marrë pjesë në një debat më 4 shtator.