Trump emëron të fejuarën e djalit ambasadore në Greqi

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump njoftoi një sërë emërimesh të martën, duke zgjedhur Andrew Ferguson për kryetar të Komisionit Federal të Tregtisë, Ron Johnson për ambasador në Meksikë dhe Kimberly Guilfoyle për ambasadore në Greqi.

Kimberly Guilfoyle, ish-prokurore e Kalifornisë dhe ish prezantuese e lajmeve, ka drejtuar operacionet për mbledhjen e fondeve për fushatën e Trumpit në vitin 2020.

Ajo u fejua me djalin e Trumpit, Don Jr. në vitin 2020. Trump e quajti atë “një mike të ngushtë dhe aleate” dhe vlerësoi se “intelekti i saj i mprehtë e bën atë një kandidate të kualifikuar”.

Guilfoyle ishte natën e zgjedhjeve në skenë me familjen Trump.

“Unë jam shumë krenar me Kimberlyn. Ajo e do Amerikën dhe gjithmonë ka dashur t’i shërbejë vendit si ambasadore. Ajo do të jetë një udhëheqëse e mahnitshme për lëvizjen Amerika e Para”, tha në një postim në mediat sociali i fejuari i saj Don Jr.

Në një mesazh në rrjetet sociale Guilfoyle tha se ndihej e “e nderuar që pranoi emërimin e presidentit Trump për të shërbyer si ambasadore e ardhshme në Greqi” dhe se pret “mbështetjen e Senatit për këtë”.

Ndryshe, emërimet për postet e ambasadorit duhet të miratohen nga Senati. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share