Në Samitin e Kievit, në konferencën për media, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është pyetur për marrëdhënien e tij me presidentin amerikan Donald Trump.
Ai nuk komentoi në mënyrë eksplicite marrëdhënien e tyre, por Zelensky thotë se shpreson “që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë mbështetjen, si të gjithë partnerët”.
“Ne gjithashtu duhet të mos e humbim këtë unitet midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara,” thotë ai.
Javën e kaluar, Trump e quajti presidentin ukrainas “një diktator” dhe tha se ai ka bërë një “punë të tmerrshme” për të udhëhequr Ukrainën.
Kjo deklaratë e presidentit të ShBA-së erdhi pasi që Zelensky tha se Trump “po jetonte në një hapësirë dezinformimi” të qeverisur nga Moska.