Trump do të merret në intervistë nga FBI! Hetimet kanë zbuluar interesin e agresorit 20 vjeçar për të blerë armë

Ish-presidenti Donald Trump do të intervistohet nga FBI në lidhje me atentatin gjatë tubimit në Pensilvani.

Megjithëse FBI nuk është agjencia përgjegjëse për hetimin e ndonjë gabimi në sigurinë e Trump, personeli i FBI-së po harton një plan kohor të ngjarjeve. Trump, i cili ka qenë shumë kritik ndaj FBI-së, pranoi të ulet për një intervistë, e cila do të jetë në përputhje me çdo intervistë që agjenca ka kryer për raste tentantivë vrasje. “Ne duam të dimë perspektivën e tij, për atë që ai pa,” tha Kevin Rojek, një agjent special i FBI.

FBI ende po heton se çfarë e motivoi 20-vjeçarin Thomas Crooks për të tentuar të vriste Trumpin në një tubim të fushatës në Pensilvani. Zyrtarët e FBI-së nuk kanë identifikuar ende një motiv për Crooks, i cili u qëllua për vdekje nga një agjent i Shërbimit Sekret pasi hapi zjarr teksa mbahej tubimi. Por nga hetimet e fundit është zbuluar se agresori 20 vjeçar kishte kryer kërkime në internet për ngjarje të ngjashme dhe në tentativën për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fico ngjarje e cila ndodhi në muajin maj.

Zyrtarët e FBI-së e kanë përshkruar Crooks si një person të  vetmuar që nuk kishte miq. Hetuesit duke përdorur aplikacione të koduara, Crooks bëri 25 blerje kryesisht armë zjarri dhe elementë kimikë  për të bërë pajisje shpërthyese. Interesi i gjatë i Crooks për shkencën dhe për të bërë eksperimente shkencore nuk ngjalli asnjë dyshim nga prindërit e tij, për të cilët FBI kanë bërë të ditur  se kanë qenë shumë bashkëpunues me hetimin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share