Sulmon FBI-në në takimin elektoral në Pensilvani
Ashpërsohen retorikat mes Joe Biden dhe Donald Trump, teksa zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara janë vetë 2 muaj larg.
Pak ditë pasi Biden e quajti linjën e tij politike një rrezik për demokracinë, Trump iu kundërpërgjigj me një akuzë po aq të ashpër shefit aktual të Shtëpisë Bardhë, duke e quajtur një armik të shtetit.
Duke folur përpara mijëra mbështetësve në Pensilvani, Trump akuzoi Biden se po e përdor FBI-në si armë kundër tij. Për këtë iu referua aksionit të agjentëve federalë në rezidencën e tij në Mar a Lago në fillim të gushtit, në kërkim të dokumenteve sekrete që ish-presidenti nuk i dorëzoi kur la mandatin, por që vetë Trump pretendon se nuk i ka.
Madje gjatë fjalimit të tij dy orësh, pjesën më të rëndësishme ia kushtoi këtij operacioni. Trump shprehu bindjen se që në zgjedhjet e 8 Nëntorit për Kongresin, do të nisë largimi i Biden.
Tv Klan