Trump akuzon për Harris: A është indiane apo me ngjyrë?

Epërsia e Kamala Harris në sondazhe kundër kundështarit të tij politik Donald Trump duket se ka shtuar presionin ndaj këtij të fundit I cili ka ngjallur reagime të forta me deklaratat e tij.

I ftuar në një takim të gazetarëve me ngjyrë në Cikakgo, Trump vvuri në dyshim origjinën e rivales së tij demokrate.

“E kam njohur për një kohë të gjatë në mënyrë indirekte, se ajo ishte me origjinë indiane dhe e promovonte atë.Nuk e dija që ishte një grua me ngjyrë deri disa vite më parë.Kështu që nuk ja kam idenë a është  indiane apo me ngjyrë?”, u shpreh Trump.

Komentet raciste të ish-presidentit Trump shkaktuan reagime tek të pranishmit në sallë.

Një përgjigje për këto komente e dha dhe vetë Kamala Harris  e  cila e akuzoi Trump  për ndryshimin e identitetit të saj racor për përfitime politike.

“Donald Trump foli në takimin vjetor të Shoqatës Kombëtare të Gazetarëve me ngjyrë . Dhe ishte e njëjta shfaqje e vjetër e përcarjes dhe mosrespketimit. Populli amerikan meriton më mirë, meriton një lider që thotë të vërtetën”, deklaroi Harris.

Deklaratat e Trump të kujtojnë sulmet e tij të ngjashme ndaj rivalëve politikë me ngjyrë në të kaluarën, duke përfshirë vitet kur ai nxiti teorinë e rreme dhe  raciste të konspiracionit se ish-presidenti Barack Obama nuk ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share