Trump akuzohet për komplot për sulmin në Kapitol

Paneli i Kongresit në raportin përfundimtar ngre akuza se ai organizoje kryengritje dhe i ndalon atij të mbaj postë publike

Paneli i Kongresit që heton sulmin e vitit të kaluar në Kapitolin e SHBA-së ka akuzuar ish-presidentin Donald Trump për një “komplot shumëpjesësh” për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhje.

Në raportin përfundimtar prej 845 faqesh thuhet se juria e Kongresit akuzon ish-presidentin amerikan për sulmin e 6 Janarit, si dhe e ndalon atë që të mbaj post publik në të ardhmen. Këtë vendim Trump e ka cilësuar si një gjueti shtrigash ku paneli kërkon të denigrojë figurën e tij.

Gjatë 18 muajve, komiteti mbajti 10 seanca dëgjimore publike dhe intervistoi më shumë se 1000 dëshmitarë, duke përfshirë zyrtarë dhe staf të administratës Trump, anëtarë të familjes, oficerë policie të Kapitolit, protestues si dhe anëtarë të milicisë. Paneli prej shtatë demokratësh dhe dy republikanë rekomandoi që departamenti i drejtësisë të hetojë Trump i cili po zhvillon një tjetër fushatë në Shtëpinë e Bardhë, të marrë parasysh se ai ka kryer një kryengritje dhe krime të tjera federale.

Komiteti në raport bën të ditur se vendimi i Trump për të deklaruar në mënyrë të rreme fitoren në natën e zgjedhjeve 2020 ishte “i paramenduar” dhe se vetëm avokati i tij, Rudy Giuliani, e mbështeti këtë veprim. Ish-presidenti filloi të bënte pretendime të pabaza për mashtrim të gjerë të votuesve. Përveç pretendimeve të përsëritura të mashtrimit të ish presidentit amerikan, komiteti vë në dukje një postim në Twitter të 19 Dhjetorit 2020, në të cilin shkroi: “Protesta e madhe në Uashington DC më 6 janar. Duhet të jeni atje, do të jetë e egër!”

Luftimet e brendshme midis disa prej grupeve më të njohura të së djathtës ekstreme të Amerikës u zbuluan në një seri transkriptesh të lëshuara nga komiteti i Kongresit që hetonte trazirat e Kapitolit të 6 Janarit 2021. Mosmarrëveshjet e tyre silleshin rreth përfshirjes së nacionalistëve të bardhë në grupe. Disa nga përfundimet e tyre bazohen në dëshminë e ish-punonjësit të Shtëpisë së Bardhë, Cassidy Hutchinson, e cila u shfaq në një seancë dëgjimore në fillim të këtij viti dhe gjithashtu dha deponime për kaosin që përfshiu Kapitolin, një sulm që sipas saj ishte i planifikuar.

Krahas raportit, komiteti publikoi dhjetëra transkripte të dëshmive të dhëna nga dëshmitarët në seancat me dyer të mbyllura. Trump, i cili ka lënë të kuptohet se mund të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, i ka përshkruar seancat si një përpjekje për të shkëputur amerikanët nga “katastrofa” e qeverisjes demokratike mes inflacionit. Sulmi në Kapitol, pas një fjalimi që Trump mbajti në një tubim jashtë Shtëpisë së Bardhë, që vonoi me orë të tëra certifikimin e zgjedhjes së Joe Bidenit, plagosi më shumë se 140 oficerë policie dhe shkaktoi pesë humbje jete.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share