Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë. 42-vjeçarja Irina Dvizova dhe vajza e saj 15-vjeçare Dayana u gjetën të vrar dhe trupat e tyre ndodheshin tre metra larg njëra-tjetrës në një shkëmb.
Trupat e nënës dhe vajzës ishin të mbuluar me çarçafë.
Sipas Pravda, si 42-vjeçarja ashtu edhe 15-vjeçarja kanë marrë plagë vdekjeprurëse me armë zjarri.
Nënë e bijë ishin zhdukur prej disa ditësh, ndërsa familjarët kishin alarmuar policinë kur panë gjak në divanin e vilës ku banonin dy viktimat.
I dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë konsiderohet të jetë ish-bashkëshorti i 42-vjeçares, Andrei Kuslevic, të cilin familjarët e gruas e cilësojnë si personazh nervoz.
“Ai më ka rrahur”, tha djali i Dvizova nga martesa e saj e parë.
“E ka rrahur edhe nënën time me grushte dhe shkelma. Kam frikë prej tij, kam frikë për jetën time”, shtoi ai duke folur për Komsomolskaya Pravda.
42-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia që ndante me Kuslevic në Lituani dhe fillimisht ishte strehuar në shtëpinë e babait të saj në Moskë para se të merrte më në fund fëmijët e saj, dhe të shkonte në Turqi./albeu.com