Një ngjarje e rëndë ka “tronditur” mbrëmjen e sotme Francën pasi një burrë është futur me sëpatë në dorë brenda një supermarketi në qytetin verior të Zemon.
Sipas gazetës lokale “La Voix du Nord”, burri ka sulmuar me sëpatë 3 persona duke i lënë të plagosur. Dy prej tyre kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërsa i treti është jashtë rrezikut për jetën. Pas këtij sulmi, agresori ka kthyer sëpatën nga vetja duke u gjakosur rëndë.
Nuk ka informacione të mëtejshme për motivin e sulmit./tvklan.al