Trofeu që e kompleton si më të mirin në histori, përfundon në duart e Messit

Argjentina dhe Lionel Messi kanë pranuar trofeun e Kupës së Botës, që është i pari për këtë të fundit dhe i treti në histori të përfaqësueses së tij.

Argjentinasit ia dolën të fitonin nëpërmjet penalltive ndaj Les Blues në finale të Kampionatit Botëror, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultatin 3-3.

olat për Argjentinën i shënuan Lionel Messi me dy dhe Angel di Maria, ndërsa për Gjelat – Kylian Mbappe realizoi het-trik.

Ky ishte trofeu i vetëm që i mungonte 35-vjeçarit në karrierë, derisa me pranimin e tij, tani ai mund të konsiderohet si më i miri në histori të futbollit.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë dhe shumë trofeve të tjerë të mëdhenj më në fund e pranoi trofeun në duar, si kapiten i Argjentinës dhe është një gjë që shumë tifozë të tij e kanë dashur me vite e vite.

https://twitter.com/ESPNFC/status/1604547919578808328

Lexo gjithashtu
Total
0
Share