Barcelona kërkon të zëvendësoje Romen me Milanin, ‘boom’ sponsorësh
Refuzimi i Romës për të qenë pjesë e trofeut Gamper ka vënë në lëvizje drejtuesit e Barcelonës. Katalanasit kërkojnë një rival për finalen e kompeticionit miqësor të programuar më 6 Gusht në “Camp Nou”. Sipas asaj që shkruan gazeta spanjolle “Sport”, Barcelona ka nisur kontaktet me Milanin, për ta ftuar të luajë trofeun “Gamper”, turneu traditë gjatë verës për skuadrën spanjolle.
Titulli 56-vjeçar në nder të ish-futbollistit dhe njëkohësisht ish-presidentit të Barcelonës zhvillohet çdo vit para nisjes së sezonit të spanjollëve. Milan konsiderohet si një kundërshtar tepër i rëndësishëm për Barcelonën, pasi kuqezinjtë shkojnë nën petkun e kampionëve në fuqi të Seria A.
Prezenca e italianëve në “Camp Nou” do shërbente për rritjen e numrit të sponsorëve. Ndërkaq, Barcelona ka nisur procedurat disiplinore ndaj Romës. Verdhekuqtë kishin konfirmuar prezencën në finalen e trofeut “Gamper”, por me ndërhyrjen e trajnerit Jose mpurinho ata hoqën dorë për t’u fokusuar në planet e tyre të miqësoreve të verës.
Klan News