Trençevska: Masat e reja do t’u a lehtësojnë sado pak krizën qytetarëve

Minstrja e punës dhe politikës sociale, Jovana Trençevska në emisionin Klan Debat tha se në pakon e re do të ju ndihmohet qytetarëve dhe bizneseve në nevojë në energjetikë. Ajo gjithashtu tha se procedura është në Kuvend dhe pritet së shpejti të miratohet ku edhe qytetarët do të ndihmohen me mjete 350 milionë euro të destinuara për atë kategori.

‘Masat që po vijnë në ndihmë të qytetarëve janë apsolutisht për kategorinë sociale, ato që kanë nevojë dhe kjo sado pak do tu a lehtësoj krizën e vështirë që e pret Maqedoninë e Veriut” – tha ministrja Trençevska.

Kujtojmë se, Qeveria ditë më parë miratoi pakon e re anti-krizë në vlerë prej 350 milionë euro. Në kuadër të këtyre masave, është paraparë ndihmë financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve dhe për pensionistët, lehtësime në qasje për kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe shkollat fillore dhe të mesme  të hyjnë në tregun e rregulluar të rrymës.

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share