NË PRAG TË FITËR BAJRAMIT
Qytetarët kanë vërshuar tregjet për të bërë përgatitjet e fundit për sofrën e Bajramit.
Kriza ekonomike, çmimet e larta, rënia e fuqisë blerëse kanë ndikuar që shumë amvisëri t`i kufizojnë blerjet. Por, kur është fjala për festën e Bajramit, nuk kursehet.
“Shokun e ruaj Allahu, mi dha arat pa pare të gjitha pa para sepse jam pa punë nga sot kam filluar me punë sepse jam me ndihmë sociale. Mu duk dobët pak pritsha me pas më shumë njerëz për Bajram”.
“Po, kemi filluar tash për Bajram të ndreqim diçka sepse dihet Bajrami e ka të veten InshaAllah kalojm me të gjithë të mirat kudo që ka musliman”.
Festa e Bajramit simbol ka ëmblësirën tradicionale. Andaj, nuk sihte për t`u habitur tollovia para dyqanit ku shitje ëmblësira tradicionale.
“Sot me rastin e Festës së Bajramit, lodhemi më shumë ka shumë njerëz të cilët siç i patë po presin në radhë për të blerë bakllavan e bajramit ka aq shumë saqë ndonjëherë edhe i kthejm njerëzit”.
Dita e fundit e Ramazanit apo siç njihet në popull “Dita e Arifesë” për shkupjanët ka një dimension tjetër.
Sikurse për cdo Bajram, defiluan “Kandilat e Bajramit” duke paralajmëruar ardhjen e festës së madhe të Fitër Bajramit. Padyshim, se fëmijët më së shumti i gëzohen kësaj feste.
“Ky organizim bëhet për ditën e Bajramit me përcjellë Ramazanin dhe për t i gëzuar fëmijet me paketa dhe organizime të ndryshme aktiviteti kuptohet është për fëmijet. Ka disa vite që mlidhemi këtu dhe mundohemi ta përcjellim siç duhet Ramazanin dhe ta presim festën e Bajramit”.
Ndryshe, dita e nesërme 10 prilli, është festë shtetërore dhe ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. /tvklan.mk/