Ish-Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka dalë nga Stacioni policor në Karposh dhe me furgon të policisë, sipas burimeve të parahetimeve, do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Kocanës, kompetent në rastin e tragjedisë me 59 viktima.
PTHP-ja edhe për të kërkonë përcaktimin e masës paraburgim afatshkurtër prej 48 orëve deri në miratimin e vendimit për zbatimin e procedurës hetimore ndaj tij.
Bekteshi është ndaluar lidhur me licensën e jashtëligjshme për kabare për një firmë nga Kocana për klubin “Puls” ku ndodhi tragjedia.