QYTETARËT: ÇMIMET E LARTA POR PA BAKLLAVË S’KA BAJRAM
Tregu i gjelbërt për dallim nga vitet e kaluara ishte i zbrazur. Qytetarët kanë blerë vetëm gjërat elementare që janë traditë e tryezës së Bajramit, sepse çmimet e larta të produkteve nuk lejojnë për më shumë.
Thonë se çmimet në markete dhe tregje janë të papërballueshme për standardin e jetesës. Shitësi Zekir Zekiri thotë se për 200 denarë është rritur çmimi i arrave, gjegjësisht kanë kushtuar 400 denarë ndërsa tash kushtojnë 600 denarë, raporton Klan M.
“Më shumë blejnë arrë për të gatuar bakllavë. Blejnë edhe bonbona. A është më shtrenjtë sivjet? Po shumë më shtrenjtë. Sa është rritur çmimi. Shumë. Sa kanë qenë arrat vitin e kaluar e sa janë si vjet. Vitin e kaluar kanë qenë 400, sivjet 600”. Zekir Zekiri, shitës.
Ndërsa një shitës tjetër thotë se fluksi i qytetarëve është i vogël përshkak bllokimeve dhe protestave në vend.
“Nuk mund të blejnë pasiqë çdo ditë ka protestë dhe rrugë të bllokuara. Ndërsa parkingu lartë është i zbarzur pasi që ka çmimin e shtrenjtë. Ndërsa çmimet e produkteve janë të njeta sikur para 10 viteve”.
Qytetarët thonë se pa bakllavë nuk ka Bajram dhe për këtë shkak gjejnë mënyra për t’i blerë gjësendet kryesore. Ata thonë se
Krejt ato që duhen i kemi blerë. Peta për bakllavë. Si ju duken çmimet? çmimet janë të larta për standardin tonë shumë. Pa bakllavë s’ka Bajram.
“Keni ardhur nga jasht për Bajram? Po prej Itali. Ai keni blerë të gjitha gjësendet? Po të gjitha i kemi blerë. Pa marrë parasysh çmimeve paratë shkojnë. Grubetqari i cili vjen këtu doemos do t’i harxhoj paratë”.
“Po jemi bërë gati për Bajram, urime të gjithëve”.
“Gjithçka kam por është shtrenjtë, ndërsa gjithkush dëshiron diçka të blejë. 1000 denarë i rritën rrogat ndërsa shtrenjtuan produktet ushqimore dyfish më tepër.
Nesër është ditë jo punë për të gjithë besimtarët mysliman që festojnë festën e Kurban Bajramit. Dita e Kurban Bajramit festohet pas përfundimit të Pelegrinazhit vjetor të Haxhit. /KlanMacedonia/