ANGELOV: MAGAZINAT USHTARAKE NË KRIVOLLAK JANË TË SIGURTA
Zjarri më i madh aktiv në vend është në një pjesë të zonës së poligonit të armatës Krivollak. Nga Qendra për menaxhim me kriza njoftuan se për shuarjen e zjarrit janë angazhuar një helikopter ushtarak dhe një i policisë, ndërsa theksuan se nuk ka rrezik për magazinat ushtarake.
“Magazinat ushtarake të cilat janë disa kilometra nga linja e zjarrit janë të mbrojtura në mënyrë shtesë dhe plotësisht të sigurta” – deklaroi Angellov.
Qendra për menaxhim me kriza përmes një helikopteri ka kryer monitorim të zjarreve aktive në vend. Situata njoftohet se është nën kontroll.
“Herët në mëngjes para orës pesë kemi bërë vëzhgim me helikopter në zjarret që kanë mbetur aktiv gjatë natës. Duke lëvizur drejt zjarrit aktiv në komunën e Vasilevës, kemi hasur në një zjarr të ri, për të cilin më vonë u konfirmua se është imponuar dhe ka përfshirë një pyll në afërsi relativisht në rrugës magjistrale Radovish-Strumicë” – deklaroi Stojançe Angellov, QMK.
Angellov theksoi se në komunën e Vasilevës është vërejtu një zjarr i dobët, i cili po digjet ngadalë por se në vendngjarje ndodhen ekipet e Njësitit territorial të zjarrfikësve Strumicë. Nëse nevojitet, do të dërgohet një helikopter, dhe sipas nevojës edhe ER traktori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim. /KlanMacedonia/