Tre zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut

Drejtori i Qendra për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov njoftoi se herët në mëngjes me helikopter policie janë konstatuar se ka tre zjarre aktive, informojnë nga QMK-ja.

Zjarri më i madh është në pjesën e zonës së poligonit ushtarak Krivollak, ku mëngjesin e sotëm po vepron ndaj zjarrit një helikopter i armatës dhe një helikopter policor. Depot ushtarake janë të siguruara në mënyrë shtesë.

Në vendin e zjarrit në Krivollak është edhe drejtori i QMK-së Angelov.

“Zjarri i dytë është një zjarr i ri që e kemi vërejtur gjatë zbulimit me helikopter dhe ndodhet në rajonin e fshatit Kalugjericë në afërsi të rrugës kryesore Radovish – Strumicë, ku ishte kapluar pyll i dushkut dhe ekzistonte mundësia e zgjerimit, por falë intervenimit të shpejtë të NJTKZ Radovish zjarri është vënë nën kontroll”, theksojnë nga QMK.

Zjarri i tretë i cili është aktiv prej dje është në rajonin e fshatit Trebiçino, në komunën e Vasilevës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share