Deputeti dhe kryetari i subjekti më të ri politik në Maqedoni, Skënder Rexhepi në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin deklaroi se Lëvizja Populli ishte zgjidhja më e mirë e tij dhe bashkëmendimtarëve të tij.
Pas largimit nga Alternativa, Rexhepi thotë se para tij dhe shumë aktivistëve ka pasur tre opsione.
“Të shkojmë në shtëpi e t’i përkushtohemi familjes, t’i bashkangjitemi ndonjë subjekti tjetër politik apo të themelojmë subjektin tonë politik për të vazhduar rrugëtimin politik”, sqaron Skënder Rexhepi.
Asnjë subjekt tjetër siç thotë Zejdi, nuk ka qenë i përshtatshëm me ideologjinë e tij dhe bashkëveprimtarëve të tij./KlanMacedonia