Klubi i mundjes “Shkup, shënoi tre vjetorin e themelimit. Të pranishëm në këtë manifestim ishin emra të njohur të këtij sporti, mes tyre edhe Kampioni Olimpik, Shaban Trstena.
Gjatë rrugëtimit trevjeçar Klubi i Mundjes “Shkupi” është përballur me vështirësi dhe sfida të ndryshme, mirëpo, falë këmbënguljes së drejtuesve, misioni ka vazhduar.
Dokumentari që u shfaq në këtë përvjetor dëshmoi për rezultatet dhe sukseset në garat vendore dhe ndërkombëtare.
Puna e shkëlqyer pozitivisht është vlerësuar nga Kryetari i Federatës së Mundjes, Dejan Bogdanov por edhe nga Kampioni Olimpik, Shaban Trstena.
Misioni vazhdon për të kthyer dinjitetin këtij sporti.
“Qëllimet e klubit tonë janë që nga ky vit, mundësit e klubit tonë, të kemi minimum katër medalje prej Kampionatit Ballkanik. Na pret edhe Kampionati Europian për fëmijë, kampionati botëror për fëmijë. Na presin shumë punë ku shpresojmë që me mundësitë tona edhe njëherë ta kthejmë mundjen aty ku ishte para shumë viteve”, tha Jasin Rexhallari, trajner i KM Shkupi.
Drejtuesit e Klubit të Mundjes “Shkupi” nuk harroi ata që kanë mbështetur klubin. U ndanë pllaketa dhe mirënjohje për kontributin në afirmimin e klubit dhe sportit të mundjes. Mes tyre edhe gazetari i sportit të Klan Maqedoni, Shaban Sinani./tvklan.mk