BDI-ja sipas deputetit Bajram Kadrija është parti politike që ka thyer shumë tabu në Maqedoninë e Veriut. Ai përmendi disa pozita shtetërore që shqiptarët i kanë drejtuar për herë të parë, mes të cilave Ministria e Mbrojtjes, Kryetari i Kuvendit, Ministria e Financave, Ministria e Jashtme.
“Edhe kryeministri do të bëhet dhe radhën do ta ketë presidenca”, deklaroi Kadrija.
Sipas deputetit Kadrija, BDI është për ndryshimin e qasjes së shtetit ndaj shqiptarëve.
“Tre universitete shtetërore dhe shumë institucione tjera, me mbi 30% përfaqësim në nivel shteti”, tha Kadrija duke përmendur disa nga të arriturat e subjektit të tij politik./KlanMacedonia