Tre objekte që u shfrytëzuan nga Institucionet Financiare serbe janë të AKP-së

Tri nga 6 objektet që janë shfrytëzuar deri para 3 muajsh nga institucionet financiare ilegale serbe rezultojnw të kenë qenë prona të ndërmarrjeve shoqërore me të cilat administron Agjencia Kosovare e Privatizimit. Në pjesën veriore deri më tani janë dhënë në shfrytëzim  gjithsej 46 prona sipas kontratave të nënshkruara me shfrytëzuesit.

Tri nga 6 objektet që janë shfrytëzuar deri para 3 muajsh nga institucionet financiare ilegale serbe rezultojnw të kenë qenë prona të ndërmarrjeve shoqërore me të cilat administron Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Procesi i identifikimit të pronave në këto komuna ka nisur shumë vite më parë ndërsa është duke vazhduar ende.

Kjo fabrikë këtu është një nga pronat e cila i takon ATK-së.

Në AKP thonë se vetëm në këtë pjesë të Kosovës janë 120 asete me të cilat administron kjo agjenci.

Në lidhje me pyetjet e parashtruara, ju njoftojmë se në komunat që gjenden në pjesën veriore të Kosovës janë 120 prona/asete të ndërmarrjeve shoqërore me të cilat administron AKP.  Deri më tani, në atë pjesë të Kosovës AKP i ka privatizuar 45 asete, ndërkohë që edhe për 3 asete kontratat e shitjes janë në proces të nënshkrimit.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, përveç privatizimit apo shitjes së pronave, ka dhënë në shfrytëzim edhe një numër të pronave tek shfrytëzuesit, sipas kontratave që ka të nënshkruara me palët.

Në pjesën veriore deri më tani janë dhënë në shfrytëzim  gjithsej 46 prona sipas kontratave të nënshkruara me shfrytëzuesit.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share