Tre helikopterë dhe një skuadër SWAT, Britney Spears rrëfen kujdestarinë: Vëzhgohesha edhe në dush

Britney Spears është rrëfyer për kujdestarinë 13-vjeçare nga i ati dhe ka zbuluar detaje rrënqethëse në deklaratat e saj.

Këngëtarja, e cila ka qenë gjithnjë e hapur për kontrollin e të atit, Jamie mbi jetën, financat dhe bizneset e saj, ka postuar një mesazh audio në Youtube ku ndan të gjithë përjetimin, por tashmë videoja 22-minutëshe është bërë private. Ajo tregon se një skuadër SWAT hyri në shtëpinë e saj kur i ati mori kujdestarinë dhe ajo u vendos me forcë në barelën e një ambulance.

“Përdora një theks britanik për të folur me një mjek që të më rekomandonte një mjekim dhe tre ditë më vonë në shtëpinë time hyri një skuadër SWAT, tre helikopterë”.

Gjatë turneut të saj Britney: Live in Concert, artistja rrëfen se ishte e vendosur në një qendër dhe madje edhe në shtëpinë e saj, kontrollohej nga njerëz të tjerë teksa bënte dush apo vishej.

“Nuk kishte drogë në sistemin tim, as alkool, asgjë”, vijon ajo. “E vetmja gjë që mbaj mend është se bëja siç më thoshin. Më thoshin çdo ditë se isha e shëndoshë, duhej të shkoja në palestër. Nuk mbaj mend të jem ndierë ndonjëherë aq e demoralizuar dhe ata më bënin të ndihesha si askush. Vazhdova rrugën sepse kisha frikë”.

Vendosja në qendrën e kujdesit u bë pasi ajo refuzoi të bënte një lëvizje të caktuar koreografike për turneun e saj. Britney thotë se i ati e kërcënoi se do të kishte pasoja ligjore nëse nuk do të shtrohej dhe se ajo do ta humbiste gjyqin.

“Ndalova së besuari në Zot asokohe sepse nuk e dija si ata mund të linin 40 njerëz në ditë në shtëpinë time dhe unë që punoja nga ora 8 deri në 6 të mbrëmjes, vëzhgohesha çdo herë që ndërrohesha, në dush, pa privatësi, pa dyer, pa asgjë”, thotë Spears.

“Si mundën ata t’ia hidhnin paq dhe ç’dreqin bëra që ta meritoja? Nuk tymosja dot as cigare. Edhe të dënuarit me vdekje mund të tymosin cigare”.

Kujdestaria e Jamie Spears mbi të bijën nisi kur ajo ishte rreth 25 vjeç dhe beteja ligjore përfundoi vitin e kaluar. Britney është shprehur se nuk ka pranuar të bëjë një intervistë, pavarësisht ofertave të shumta sepse dëshiron të flasë sipas kushteve të saj./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share