Tre atentate të dështuara ndaj Kurtit

Kryeministri: Synimi ishte të destabilizohej vend

Kryeministri Albin Kurti flet për herë të parë për publikimin e informatave se ishte përgatitur atentat ndaj tij. Ai thotë se nuk ka dashur të flasë pasi kjo nuk i ndihmonte organeve të sigurisë për të kryer hetimet.

Ai këto komente i ka bërë pasi morri pjesë në samitin dixhital që po mbahet në Prishtinë. Ai ka thënë se sulmet kibernetike po rrezikojnë sigurinë Kombëtare dhe se me këtë po ballafaqohet edhe rajoni.

Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të përkrahin vendet e rajonit kundër sulmeve kibernetike.

“Qeveria e Shqipërisë mbetet e përkushtuar për zhvillimin e një infrastrukture dixhitale të sigurt dhe për të ndërmarrë aktivitete për të forcuar sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike”.

Per Zv/kryeministren Belinda Balluku dixhitalizimi nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri për jetesën e sotme.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share