Nga e hëna edhe transportuesit privat do të qarkullojnë nëpër rrugët e Shkupit, por jo vetëm në orët e pasditës, por kthehen edhe në orët e mëngjesit, vetëm ata transportues që kanë mundësi financiare.
Rikthimi, sipas tyre, është bërë për shkak të revoltës së qytetarëve por edhe propozimit të Kryebashkiakes Danela Arsovska për të rritur çmimin e kilometrave. Gjithashtu kërkojnë që të paguhen përmes Qytetit të Shkupit e jo nga Ndërmarrja Publike e Transportit, për të cilën thonë se u kanë borxh rreth 650.000 euro.
“Shfrytëzojmë rastin t’u bëjmë thirrje të gjithë këshilltarëve në Qytetin e Shkupit – Kërkojmë që njëzëri të votohet për rritjen e çmimit për kilometër me qëllim të përmirësimit të gjendjes në transportin publik të qytetit. Ne kemi 200 autobusë, mund ta mbulojmë mungesën e autobusëve të NQP-së dhe gjithë kriza do të përfundojë shumë shpejtë. Në takim do të lëmë hapësirë të shohim se cilat janë mundësitë e Qytetit të Shkupit” – tha Zafirovski.
Nga Panairi në Beograd, Kryeministri Mickoski mbrëmë paralajmëroi se Qeveria shqyrton mundësinë për t`u furnizuar me 100 deri 120 autobusë elektrik, të cilët përvec se në Shkup do të shpërndaheshin edhe në qytete tjera të vendit ku ta transport publik.
Kolapsi me transportin publik në Shkup u tejkalua pasi Qeveria vendosi që të ndajë 250.000 litra karburantë nga rezervat shtetërore për nevojat e Ndërmarrjes së Transportit, deri në përsëritjen e tenderit.
Për shkak të kaosit në transportin publik protestuan banorë të Shuto Orizares por edhe studentë e nxënës të shkollave të mesme. /tvklan.mk/