Transportuesit Privat çojnë autobusët për kontroll teknik

SHTATË MUAJ JASHTË FUNKSONIT, PRITET SË SHPEJTI KYÇJA NË QARKULLIM

Transportuesit privat i sollën autobusat e tyre në kontrollë te Ndërmarrja e Transportit Publik në Autokomandë. Fillimisht janë kontrolluar autobusët me numër 61 dhe 63, njofton KlanM.

Qëllimi është të shihet a është gjithçka në rregull me sistemin nëpër autobusat pasi që kanë qenë jashtë funksionit gati shtatë muaj.

“Pershkak se gati shtatë muaj autobusët e transportuesve privat ishin jashtë qarkullimit Ndërmarja e Qarkullimit Shkup ka kërkuar të kontrollohen të gjithë autobusët, gjëgjësisht të sillen këtu dhe t`u bëhet servisimi”.

Shoferët, sic njofton KlanM, thonë që mezi presin t’ia fillojnë punës pasi shumë kanë pësuar finansiarisht.

“Prej sot ka filluar kontrolla e GPS-së e autobusave. Termini do të jetë prej ora 8:30 deri në ora 11:30. Çdo ditë do të kontrollohen rreth 15 autobusa në ditë. Kontrollet do të vijojnë çdo ditë derisa nuk kontrollohen të gjithë autobusat” – thonë nga Transportuesit Privat.

Përndryshe, Qyteti i Shkupit, sic njofton KlanM, shpalli thirrje të re për përfshirjen e autobusëve privat në transportin publik të qytetit.

Tenderi i parë dështoi pasi siç informuan nga Qyteti i Shkupit transportuesit nuk kishin plotësuar gjithë dokumentacionin.

Ndërsa tashmë tenderi ka kaluar dhe pritet që ditëve në vijim transportuesit privat të kyçen në qarkullim. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share