Kryebashkiakja e Shkupit, Danela Arsovska dhe Kryesuesi I Këshillit të Qytetit, Trajko Slavevski, sot përmes komunikatave kanë akuzuar njëri-tjetrin lidhur me përgjegjësitë për kërkesat e transportuesve privat.
Transportuesit privat nga sot nuk qarkullojnë nëpër rrugët e Shkupit.
Vendimi sipas drejtuesve është marrë në koordinim me transportuesit të cilët dje pasdite hoqën autobusët nga trafiku në shenjë revolte pasi në seancën e djeshme të Qytetit të Shkupit nuk ishte shqyrtuar kërkesa e tyre për rritjen e taksës për një kilometër.
Kryebashkiakja Arsovska duhet të mbajë përgjegjësi për shkak të diversionit të një veprimtarie vitale sic është transporti public – tha Kryesuesi I Këshillit Trajko Slaveski.
TRAJKO SLLAVESKI- KRYETAR I KËSHILLIT TË QYTETIT
“Pas kaosit që u bë me transportin publik, ku Qeveria duhej të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme dhe të furnizonte NQP-në me karburant nga rezervat shtetërore, aktualisht dhe në vazhdimësi po nxit kompanitë private që të shkaktojnë probleme në transportin publik të qytetit. Më lejoni t’ju kujtoj dy vjet më parë, kur kompanitë private, kompanitë e asaj kohe, hynë në grevë, u shprehën të revoltuar, ajo u ndërpreu kontratat dhe filloi një procedurë për përzgjedhjen e ofruesve të rinj të shërbimeve publike dhe tani, përkundrazi, ndonëse për 4-5 muaj radhazi, kompanitë private nuk i janë përmbajtur marrëveshjeve të nënshkruara një vit e gjysmë më parë, të vlefshme deri në maj 2025, ajo i toleron dhe e bën në gjendje të jashtëzakonshme. Nuk e di sa është në dijeni ajo”.
Kryebashkiakja Arsovska, pasi dje përmes komunikatës iu përgjigj Slaveskit se mbështet vënien në rend dite të cështjes së transportuesve privat, sot sërish përmes komunikatës ka potencuar se po bëhen përpjekje që të krijohet një krizë e re e motivuar politikisht që lidhet me transportin publik në Shkup. /tvklan.mk