Transporti publik i Shkupit para kolapsit

VETËM BORXHI PËR NAFTË NDAJ “PUCKO PETROLIT” 9 MILION EURO!

Ndërmarrja e Transportit Publik “Shkupi” i detyrohet kompanisë “Pucko Petrol” 9 milionë euro për fatura të papaguara, nëse kompania e ndërpret ndalesën, qyteti i Shkupit rrezikon të mbetet pa transport Publik.

Kompania “Pucko Petrol” është në dilemë të madhe! Nga njëra anë është e vetëdijshme se ndërprerja e mundshme e dërgesave të naftës në Ndërmarrjen e Transportit Publik do ta lë Shkupin pa transport publik, nga ana tjetër, blerësi nuk paguan dhe borxhi vetëm rritet.

Një punonjës I NTP SHKUP i tha Klan Maqedonisë se nëse ndërpritet dërgesa e naftës do të mbeten pa bukë”

Punonjës-NTP:

Neve punonjësit do të ngelim pa bukë…

Por si duket, pavarësisht nëse NTP merr karburant apo jo, duket qartë se kompania është në prag të kolapsit.

Klan Macedonia dërgoi pyetje deri tek kompania “Pucko Petrol” e nga atje deri në këtë moment nuk janë përgjigjur pyetjes nëse kompania do ota ndërpres ose jo dërgesen e naftës për Ndërmarrjen e Transportit Publik.

Ndryshe, udhëtarë qe shfrytezojnë transportin publik prapa kamerave thanë që do ta pësojnë vet ata dhe njëkohësisht pyesin se ku shkojnë paratë nga taksat që i paguajnë qytetit të Shkupit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share