Transplatimi i parë i mëlçisë, pacienti shëndosh e mirë del nga spitali

PËR NJË VITË 10 TRANSPLATIME TË VESHKAVE DHE DY ZEMRAVE

Këto janë vetëm një pjesë e mjekëve që arritën të bjënë transplatimin e mëlçisë të një pacienti 60 vjeçari i cili sot doli nga spitali shëndosh e mirë.

“E lëshojmë pacientin e parë të cilit i është bërë transplatim i mëlçisë. Pacineti është në gjendje të mirë shëndetësore. E falenderoj familjen e donatorit pasi që trgoi një humanitet duke i mundësuar një njerit tjetër të vazhdojë me jetë” -tha Zoran Karaxhov, mjek.

“Nuk ka gëzim më të madh kur pacinetin e lëshojmë në shtëpi. Kemi punuar shumë në edukimin dhe protokollet. Neve na motivojnë këto gjëra pasi mundemi të shpetojmë një jetë njeri” – tha Maja Mojseva, mjeke.

“Ky është transplanti i gjashtë nga një donator i vdekur që nga fillimi i vitit dhe i pari transplant i mëlçisë në historinë e shëndetësisë së Maqedonisë. Puna e përbashkët dhe ekipore e mbi 100 mjekëve, infermierëve dhe personelit administrativ rezultoi që këtë vit, të bëhet transplantimi i 10 veshkave nga dhurues të vdekur, 2 të zemrave te pacientët dhe 10 transplantime të indit të eshtrave” – tha Bekim Sali.

Ndërsa për dy vitet e fundit, janë bërë 8 transplatime të zemrave 30 veshka, 20 inde kockore dhe tani mëlçia e parë. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share