Për momentin në qendrat mjekësore jashtë vendit mjekohen 68 pacientë, respektivisht një pacient është çregjistruar nga qendra mjekësore në Lubjanë dhe trajtimin e tij mjekësor e vazhdon në një vend tjetër ku personi ka sigurim shëndetësor – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ditëve në vijim, pas finalizimit të procedurës me protokollet pritet lëshimi I pacientëve tjerë për trajtim shtëpiak.
Nga MSH-ja thonë se mbetet e pandryshuar situate me pacientët që mjekohen jashtë vendit, duke llogaritur edhe situatën me pacientët kritik.
Në Klinikat e Shkupit mjekohen 11 pacientë, 6 në Klinikën Kirurgjikale “Shën Klimenti I Ohrit”, 2 në Klinikën për Toksikologji, një pacient në Klinikën për Kirurgji plastike, ku tre janë lëshuar për mjekim shtëpiak dhe dy në “Sistina” – thuhet në komunikatën e MSH-së.