Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi ka konstatuar se Gordana Jankulloska si e dënuar është diskriminuar në burgun “Idrizovë” në Shkup, ku po vuan dënimin me burg prej 4 vjetësh, informon Makfax.
Komisioni konstatoi diskriminim të drejtpërdrejtë nga ana e Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve ndaj të dënuarës femër, përcjell KlanM.
Kërkuesi është në pozitë më pak të favorshme në krahasim me të dënuarit meshkuj sa i përket shfrytëzimit të një pjese të objekteve të personave të dënuar, të parapara me nenin 218 të Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve, thuhet ndër të tjera në raportin e Komisionit.
Nga aty sqarojnë se Jankulloskës i janë refuzuar vizitat jashtë institucionit, pushimet dhe punësimi, përcjell Klan Macedonia.
Sipas këtij institucioni, “është një komoditet që mund të përdoret nëse i dënuari ka vuajtur një të tretën e dënimit ose ka sjellje shembullore”.
Komisioni ka miratuar gjithashtu një rekomandim për Drejtorinë e Zbatimit të Sanksioneve, në bashkëpunim me autoritetet e tjera përkatëse, për të përgatitur një Plan Veprimi me burime buxhetore brenda gjashtë muajve për përshtatjen, rindërtimin dhe ndërtimin e institucioneve gjysmë të hapura dhe të hapura për të dënuarat femra.
Ndryshe, Gordana Jankullovska, e dënuara për rastin “Tanku”, po vuan dënimin me burg prej katër vjetësh, nga 28 shtatori 2020, në Idrizovë.
Në të njëjtën kohë, Ismail Kamberi, në rolin e kryetarit të Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, thekson se bëhet fjalë për një rast të komplikuar.
E se Jankullovska është e diskriminuar në burg e ka pranuar edhe ish-drejtori i Administratës për Ekzekutim të Sanksioneve.