Trajneri Zekirja Ramadan i cili në sezonin e fundit drejtoi ekipin e Gjilanit, karrierën e tij si trajner në sezonin e ri do të vazhdon në ekipin Ohod Al Medina në Arabinë Saudite. Zekirja Ramadan njihet si një trajner ambicioz dhe parasegjithash i guximshëm .
Këtë e ka dëshmuar me sukseset që ka arritur në skuadrat kosovare si në Trepça’89, Feronikel dhe me Prishtinën. Ndërsa me ekipin e Gjilanit luajti në finale të Kupës së Kosovës. Ramadani ka drejtuar edhe FC Shkupin dhe Flamurtarin e Vlorës.