Trajneri i Rumanisë e përmend lojtarin e Kosovës të cilit ia ka frikën

Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu ka folur sot në konferencë për media para ndeshjes së kësaj Kombëtareje me Kosovën, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Dy ekipet kombëtare do të përballen mes vete në “luftë” për vendin e parë, me rumunët që aktualisht janë tri pikë përpara dhe që do të luajnë përpara tifozëve të tyre.

Sidoqoftë, Dardanët e kanë marrë rrugën drejt Bukureshtit me optimizëm se do të dalin mirë nga kjo përballje.

E trajneri legjendar i ka përmendur disa lojtarë kualitativë të Kosovës, ndërsa e pranoi se Edon Zhegrova mund të jetë më i rrezikshmi prej tyre.

“Zhegrova është lojtar i jashtëzakonshëm, nëse i lejohet të luajë. Ne e mbyllëm mirë në Prishtinë. Në Evropë apo në ligë, ku i lejohet të luajë, është vendimtar. Kosova i ka 3-4 lojtarë të rëndësishëm. Rrahmani, Berisha, Muriqi dhe Zhegrova janë më të rëndësishmit”, u shpreh Lucescu për “FRF.TV”.

Rumania dhe Kosova do të luajnë nesër mbrëma në stadiumin “National Arena” duke filluar nga ora 20:45.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share