Trajneri i Portugalisë: Ronaldo asnjëherë nuk deshi të largohet nga Portugalia

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos insiston që Cristiano Ronaldo asnjëherë nuk e ka shprehur dëshirojnë që të largohet nga skuadra e vendit të tij gjatë Katari 2022

Pasi që ishte lënë në bankë rezervë në ndeshjen e 1/8-ës së finales kundër Zvicrës, raportet thonin që Ronaldo kishte kërkuar që të lirohet nga Kombëtarja – pasi që tashmë nuk kishte më kontratë me Manchester United. Santos është i bindur që nuk ka pasur asnjëherë një diskutim të tillë, me Federatën e Portugalisë që po ashtu i kanë quajtur mbeturina raportet e tilla që kanë për synim që të shpërqendrojnë skuadrën.

“Mendoj që është koha e duhur që ta lini Ronaldon të qetë. Ai kurrë nuk me ka thënë mua që dëshiron të largohet nga Kombëtarja dhe mendoj që është koha e duhur që t’i ndalojmë biseda të tilla, që ne të ndalojmë me këto polemika”, tha Santos për raportet e fundit që besohet se janë dramatike në kampin portugez.

“Kam biseduar me të pas dreke në ditën e ndeshjes dhe e kam ftuar atë në zyrën time. Për arsye të ndryshme, Ronaldo nuk ishte shumë i lumtur me këtë pasi që ai ka qenë futbollistë titullarë. Ai me tha: ‘A mendon që kjo është më të vërtetë ide e mirë?’, por ne patëm një bisedë normale në të cilën unë shpreha qëndrimet e mija natyrisht dhe ai i pranoi ato. Ne kishim një bisedë të sinqertë dhe normale”, tha trajneri derisa mohoi që Ronaldo ka kërkuar largimin, kurse Santos dha më shumë detale se si erdhi deri të mos qenit titullarë të Ronaldos në fitoren 6-1 kundër Zvicrës.

Ronaldo u detyrua që ta shikojë nga pankina këtë ndeshje ku zëvendësuesi i tij, Gonçalo Ramos shënoi het-trik, në një fitore spektakulare kundër Zvicrës dhe ai e di që vendi i titullarit në ndeshjen çerekfinale kundër Marokut të shtunën nuk është i garantuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share