Trajnerët asnjëherë nuk kanë vend të sigurtë

Tre janë larguar janë Sedloski, Shaqiri, Stojçev, kush e ka radhën?

Për rezultatet e dobëta apo diç tjetë ditëve të fundit nga posti trajner përgjegjës janë larguar Goce Sedloski FC Shkupi, Gjorgji Stojçev Akademija Pandev deh Artim Shaqiri KF Shkëndija

Me fillimin e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor si zakonisht ekipet të cilat nuk arrijnë objektivat e tyre në fillim të kampionatit, në shnjestër gjithmonë janë trajnerët. Kështuqë pas ndeshjes Shkupi – Pobeda, që përfundoi me barazim 1-1, javën e kaluar nga posti trajner i FC Shkupi u largua Goce Sedlovski.

Pasardhësi Sedloskit në pankinën e ekipit kampion aktualisht është Gokhan Bozkaja i cili tanimë ka debutuar si trajner i ri në ndeshjen e javës së gjashtë kunër Bregallnicës që u humbë 2:0.

Pas ndeshjeve të javës së gjashtë Shkëndija – Makedonija Gj.P, që përfundoi me barazim 1-1, ndërpritet bashkpunimi me trajnerin Artim Shaqiri. Drejtuesit e ri të skuadrës “kuqezi” pa mos humbur kohë kanë emëruar Qatip Osmanin për shef të ri të stafit teknik. Qato zyrtarisht do të debuton në ndeshjen e Kupës kundër Karaormanit, ndërsa para publikut tetovar do të debuton më 17 shtator kundër ekipit kampion FC Shkupi,

Dorëhiqet edhe trajneri i Akademia Pandevit, Gjorgji Stojçev, i cili pas suksesit në kampionatin e kaluar kur u shpallën nënkampion ekipi nga Strumica sezonin e ri e nisi me rezultate katastrofale duke pësuar tre disfata në cilësin e vendasit dhe si pasoj e ktyre rezultateve ishte e pashmangëshme largimi i trajnerit. Edhe pse akoma nuk është zyrtare trajner i ri i ekipit nga Strumica do të jetë Aleksandar Vasovski i cili edhe më parë ishte në krye të kësaj skuadre.

Trajneri I katërtiI cili shkaku i rezulatteve të dobëta ka ofëruar dorëheqje është trajneri i Tikveshit të Kavadarit, Vlatko Kostov, por drejtuesit e klubit akoma nuk kanë dal me njoftim se e pranojnë dorrëheqjen e Kostovit apo jo.

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share