Tragjike: Humb jetën 30 vjeçari që e zuri pema në Prishtinë, një grua dërgohet në QKUK

Një person i moshës 30-vjeçare ka humbur jetën pasi e zuri lisi që u rrëzua për shkak të erërave të forta në Prishtinë, raporton Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia dhe kanë njoftuar se një grua e lënduar është dërguar në QKUK për trajtim.

“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”/EkonomiaOnline

Lexo gjithashtu
Total
0
Share