Ndaj tre personave fizik dhe një personi juridik Prokuroria Themelore e Tetovës ka ngritur kallëzim penale për zjarrin që shpërtheu në spitalin modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona. Sipas prokurorisë ish drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe udhëheqësi i modulares do të ndiqen për veprën penale vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, përkatësisht për mos vendosjen e aparateve kundër zjarrit, mjeku amë për mos veprim sipas rregullativave shëdetësore ndërsa Spitali i Tetovës do të ndiqet për dyja veprat. Kujtojmë që raporti i krim-teknikës kishte vlerësuar që zjarri që mori jetën e 14 personave në spitalin modular të Tetovës ishte shkaktuar nga një lidhje e shkurtë e qarkut elektrik ku ishte i lidhur defibrilatori./KlanMacedonia/