Tragjedia në Rashçe! MPB: Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e aksidentit tragjik!

Viktima 23-vjecare ka drejtuar automjetin “Audi’ që para dy ditëve u aksidentua në rrugën Rashçe – Saraj duke përfunduar në ujrat e Vardarit, njoftoi MPB-ja duke dhënë detaje për këtë rast tragjik.

MPB

“Lidhur me aksidentin e trafikut të 02 janaritt 2025 në rrugën lokale Saraj – Rashçe, ku automjeti “Audi” që drejtohej nga N.A (23) doli nga rruga dhe ra në shtratin e Vardarit, më 03 janar 2025 në orën 14:48 në shtratin e lumit Vardar, afër vendit ku ishte nxjerrë makina “Audi”, u gjet edhe trupi i pajetë i personit të zhdukur me iniciale A.A, për çka është njoftuar Prokurori kompetent Publik.”

Aksidenti rezultoi me tri viktima që kishin mbetur të bllokuar në makinë, kurse gjatë ditës së djeshme numri I viktimave të shkojë në 4, pas gjetjes së trupit të pajetë të një mashkulli që konsiderohej I zhdukur.

Policia publikoi identitetin e tre grave të moshës 23, 25 dhe 59 vjec, të gjithë nga Gërçeci i Shkupit.

I vetmi që I mbijetoi kësaj tragjedie ishte një 4-vjecar që kishte dalë nga makina dhe ishte gjetur nga kalimtarë të rastit për t`u dërguar për trajtim në spital.

4-vjecari, sipas mjekëve, është në gjendej stabile shëndetësore dhe pritet që së shpejti të lëshohet për mjekim shtëpiak.

Policia vazhdon ta hetojë këtë rast duke ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të zbardhur aksidentin tragjik që përfundoi me 4 viktima – thonë nga MPB-ja. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share