Në Beograd, ka nis një protest e qytetarëve për shkak të tragjedisë në Novi Sad, ku humbën jetën 14 persona, kurse tre të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Para ndërtesës qeveritare kanë kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Ndërtimtarisë, Goran Vesiq, kurse hyrja e ndërtesës sigurohet me prezencë të shtuar policore.
Protestuesit kanë lënë shenja simbolike të përgjakshme të duarve, me mesazhin se autoritetet I kanë duart me gjak.
“Duar të përgjakura”, “Mbroni vrasësit”, “Ju jeni përgjegjësit”, “Ne ju paguajmë”, janë disa nga mesazhet e shkruara nëpër muret e institucioneve.
Aktivistët kanë theksuar se ky është vetëm fillimi i padëgjueshmërisë qytetare dhe nëse nuk ka dorëheqje, paralajmërojnë hapa më radikale. /tvklan.mk/