Tragjedia në Novi Sad/ Prokuroria Serbe kërkon paraburgim për 13-të të arrestuarit!

Prokuroria e Lartë Publike e Serbisë, pas marrjes në pyetje, ka kërkuar paraburgim për të 12-të të arrestuarit, në mesin e të cilëve edhe për ish-Ministrin e Ndërtimtarisë, Goran Vesiq, për shkak të tragjedisë në stacioni hekurudhor në Novi Sad ku humbën jetën 15 persona kurse dy të tjerë vazhdojnë të jenë në situatë kritike për jetën.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe Jelena Tanaskoviq – Drejtore në Hekurudhat e Serbisë, ish-Drejtori Nebojsha Shurlan, si dhe Ndihmës/Ministrja për trafik hekurudhor, Anita Dimovski.

Paraburgim kërkohet edhe për të dyshuarën e 13-të e cila është në arrati dhe kundër saj është shpallur fletarresti.

Të dyshuarit ngarkohen për kryerjen e më shumë veprave penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm si dhe realizimit jo të rregullt të punëve ndërtimore. Mund të dënohen me burg nga 2 deri në 12 vjet.

Ky aksident tragjik inicoi protesta masive në Serbi. Dje, në mbi 20 qytete të Serbisë, qytetarët për 15 minuta kishin bllokuar trafikun, duke nderuar viktimat e 1 nëntorit kur gjatë rrënimit të strehës në stacioni hekurudhor të Novi Sadit, humbën jetën 15 persona. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share