Dy protesta të ndara janë paralajmëruar për sot në Koçanë, pas tragjedisë në diskotekën “Pulse”. Me moton “Marshi për engëjt” në orën 12:15, me simbolikën e reagimin të vonuar, nisi një marsh proteste që u organizua nga familjarët e viktimave në zjarrin tragjik.
“Një pyetje. Kush e vrau engjullin tim, kush e vrau heroin tim, kush i shkrumboi këto engjëj” – ishte pyetja e një nëne të viktimës së zjarrit në Koçanë, që ua parashtroi institucioneve kompetente, në përfundim të protestës së sotme në Koçanë të organizuar nga familjet e viktimave.
Pas një orë heshtje, marshimi, lot dhe britma, qytetarët e Koçanës bashkë me familjet e viktimave shtruan pyetje për gjyqësorin se kush ua mori më të dashurit e tyre.
Pa thënë asnjë fjalë, mesazhet e tyre I dërguan përmes parullave “Kjo nuk është aksident, është vrasje”, “Sistemi korruptiv vrau fëmijtë tanë”, “Marshi për 59-të engjujt” e të ngjashme.
Vendtubimi ishte “Parku i Revolucionit”, pas çka qytetarët marshuan drejt Qendrës Tregtare, duke u ndalur tek lokali I pronarit të diskotekës “Puls” dhe në heshtje nderuan viktimat. Më pas vazhduan para ndërtesës së Komunës së Koçanës, Stacionit Policor, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë.
“Marshi i familjarëve të të ndjerëve nuk është për të mbështetur sigurimin, por kryesisht dhe ekskluzivisht për të respektar viktimat dhe për të kërkuar drejtësi” – thuhej në njoftimin e organizatorëve.
Organizatorët e këtij marshi të protestës ishin familjarët e viktimave, të cilët me fotografi të më të dashurve të tyre dhe me parrulla dolën të marshojnë rrugëve të Koçanës për shkak të reagimit të vonuar institucional.