Nuk do të ketë rikonstruim të qeverise para zgjedhjeve lokale, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Shëndetësisë Arben Taravari dhe drejtorin e Fondit Shëndetësor -së Sasho Klekovski.
I pyetur nëse planifikohet rikonstruim i Qeverisë para zgjedhjeve lokale, kryeministri u përgjigj shkurt: “Jo”.
Kryeministri ritheksoi se Qeveria është kompakte dhe funksionon e bashkuar . “Marrëdhëniet në Qeveri janë të shkëlqyera”, tha Mickoski.
Ka folur edhe për hetimet në rastin e tragjedisë në Kocan.
Ai ka theksuar se hetimet për tragjedinë e Koçanit, si dhe mundësinë e përfshirjes së zyrtarëve të qeverisë, janë tërësisht kompetencë e Prokurorisë Publike, dhe nuk ka asnjë ndikim nga ana e Qeverisë në to.
HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
Hetimin e udhëheq Prokuroria Publike, jo Qeveria, mbase atë pyetje duhet t’ia drejtoni Prokurorisë. Nëse besoni se duhet të jap dorëheqje për arsye morale, nuk e kam problem ta bëj. Nëse është për të tjerët, do të duhet t’ua drejtoni pyetjet atyre”, tha Mickoski.
Mickoski komentoi edhe për zhvillimet në lidhje me hetimet e tjera të ndodhur në Maqedoninë e Veriut, duke përmendur rastet e Laskarcit, Durmo Tours, Besa Trans dhe Spitalit Modular.
Ai theksoi se janë të nevojshme hetime të plota dhe transparente për këto ngjarje, dhe se publiku duhet të jetë i përfshirë në mbikëqyrjen e procesit.
HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
Ka pasur ide për një komision hetimor për rastin e Koçanit. Grupi ynë parlamentar propozoi që komisioni të shtrihet edhe në rastet e Laskarcit, Durmo Tours, Besa Transit dhe Spitalit Modular. Nuk ka më vend për improvizim, të gjitha rastet duhen pastruar. Dhe sigurisht që publiku duhet ta monitorojë.
Mickoski përfundoi duke theksuar se do të vijojnë komunikimet me ambasadën amerikane për të adresuar çështjet ekonomike dhe tregtare pas vënjes së taksave për prodhimetnga Maqedonia e Veriut prej 33 përqind nga administrata e re amerikane.