Tragjedia në Koçan/ Toshkovski fillon me shkarkime në MPB

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski përmes një konference ka njoftuar se me vendim të MPB-së janë shkarkuar shefat e policisë nga stacioni i Koçanit.

Sipas Toshkovskit, kjo ka ndodhur për të siguruar hetim të plotë të drejtë dhe të pandikuar.

“Për të siguruar një hetim plotësisht të pavarur, morrëm vendim për shkarkimin e  drejtues të policisë në Koçan dhe zëvendësimin e tyre me persona nga Shkupi” – tha Toshkovski.

Kumtoi se në afërsi të klubit të natës është gjetur një depozit e naftës i cili për fat të mirë në ato momente ka qenë i zbrazur.

Toshkovski thotë se nuk ka lidhshmëri mes pronarëve të diskotekës dhe rezervuarit të gjetur.

“Është e vërtetë se në afërsi të diskotekës “Pulse” është gjetur një depozitë me naftë, por ajo është plotësisht e zbrazur dhe nuk ka asnjë lidhje mes pronarit të depozitës dhe menaxhmentit të diskotekës” – tha Pançe Toshkovski.

Sipas të parit të MPB-së zyrtarisht deri më tani të arrestuar janë 14 persona të cilëve u është shqiptuar edhe masa sigurisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share