Sot, nga Kuvendi i Pavarur Studentor pranë universitetit “Shën Kiril dhe Metodiji” përmes një komunikate për media kanë njoftuar se të hënën do të organizojnë plenumin dhe se ata nuk kanë nevojë për sistem byrokratik që punon pas shpine, duke aluduar në Unionin Studentor pranë këtij Universiteti.
KPS UKIM
“Këto janë fakultetet tona, është e drejta jonë të vendosim! Ne nuk kemi nevojë për një organ byrokratik që punon pas shpine. Është koha që studentët të vendosin për fakultetet e tyre, jo për organin burokratik të nivelit të dytë USS. U bëjmë thirrje të gjitha asambleve të fakulteteve që të ndjekin shembullin e FSS FZF dhe të delegjitimojnë organin që nuk përfaqëson studentët. Të hënën të gjithë në pllato – autonomia studentore nuk kërkon lutje, por ajo duhet të mbrohet!”
Plenumi është paralajmëruar të hënën në orën 13:00 dhe siç shtojnë nga Kuvendi i Pavarur i studentëve, kjo është e drejta e tyre, ata thonë se fakultetet janë të tyre dhe se është e drejta e tyre të vendosin.
Pas tragjedisë së Koçanit, studentët nga Shën “Kirili dhe Metodiji” organizuan protestë në hapësirat e Universitetit, por ajo u keqpërdor nga pushteti aktual, gjithashtu ministrja e arsimit me lejen e kreut të Unionit të studentëve, që shkaktoi revoltë dhe reagimin e Kuvendit të Pavarur Studentor.
Në ditët në vazhdim, protesta në heshtje vazhduan në shumë pika të fakulteteve të këtij universiteti, por pa prezencën e mediave. /tvklan.mk/