Pas tragjedisë në Koçan, e cila ndodhi për shkak të mosveprimit të një sërë institucioneve, publiku me të drejtë pret që asnjë person të mos amnistohet nga përgjegjësia. Por, përveç kryebashkiakut Papazov, asnjë zyrtar nga pushteti aktual nuk ka dalë si i dyshuar në hetim, kanë reaguar sot nga partia e Majta.
Sipas tyre, është skandaloze që drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut – Vlatko Stojkoski është plotësisht i liruar edhe nga përgjegjësia morale, sidomos pas të dhënave se më shumë se gjysma e objekteve hotelierike kanë funksionuar pa ose me licencë të skaduar.
E Majta pyet publikisht: A i mbron ministri Toshkovski drejtorë si Vlatko Stojkoski sepse vijnë nga partia e tij?! Përgjegjësia e zyrtarëve aktualë nuk mund dhe nuk guxon të amnistohet, sidomos në kuadrin e një tragjedie të tillë të paprecedentë. Drejtori i Inspektoratit, Vlatko Stojkoski, së pari duhet të marrë përgjegjësi morale dhe të japë dorëheqje, e më pas organet e rendit përmes një hetimi të paanshëm dhe objektiv të konstatojnë se a ka përgjegjësi penale edhe drejtori i Inspektoratit të Tregut, thonë nga partia e Majta.