Tragjedia në Koçan! Avziu: Paraburgimi nuk duhet të ketë për qëllim hakmarrjen – Ramadani: Ministrat e MPB-së dhe Ekonomisë duhet të jepnin dorëheqje!

Juristi Qebir Avziu  vlerëson se organet kompetente duhet të kenë shumë kujdes gjatë hetimit dhe shqiptimit të masës së paraburgimit. Sipas tij, paraburgimi nuk duhet të ketë për qëllim hakmarrjen, nëse është qëllimi i tillë, nuk kemi sundim të së drejtës. Analisti Ramadan Ramadani kërkon që të kihet përgjegjësi njëkohesisht sipas tij, që në momentin e tragjedisë është dashur të ketë dorëheqe morale nga ministrat e MPB-së dhe Ekonomisë.

Duke folur për procesin e hetimit nga ana e organave të aktakuzës për tragjedinë e Koçanit Profesori universitar Qebir Avziu thotë se masa e paraburgimit është masë preventive e jo denim, sipas tij, në ato shtete ku paraburgimi ka për qëllim hakmarrjen, goditjen e shtetit ndaj personave të dyshuar aty nuk është sundim I së drejtës

QEBIR AVZIU – JURIST

“Përgjegjës direkt për tragjedinë e Koçanit është organizatori, pastaj edhe sigurimi që kanë lejuar edhe 250 fëmijë brenda diskotekës pa bileta sepse është bërë kaos. MPB është dashur vetë të kontrolloj të shohë a është gjithçka në rregull, a shitet alkool, a ka të mitur etj… Paraburgimi nuk është denim, është masë preventive nëse dyshohet se personi që do të mbetet në liri do të ikë ose do fshihet. Paraburgimi është masë e rëndë, mirëpo unë mendoj që nëse ky ministër do të ishte në liri nuk do të ikte por do të ishte korrekt të paraqitet në intervistim apo pyetje sa herë te thirrej”.

Sipas analistit Ramadan Ramadani, rasi I Koçanit mund të jetë përcaktues për ndërtimin e një  Maqedonie të re në aspektin institucional. Ramadani vlerëson se ministrat e MPB-së dhe Ekonomisë duhet të jepnin dorëheqje.

RAMADAN RAMADANI – ANALIST

“Shifet se ka vullnet për zbardhje të rastit dhe marrje të përgjegjësisë. Rasti i Koçanit mund të jetë përcaktuar për ndërtimin e një Maqedonia të re në aspektin institucional. Ministri në ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ajo e Ekonomisë, duhet të jepnin dorëheqje menjëherë. Në këtë rast u mbulua gjithça me deklaratat e kryeministrit se sikur ai e mori përsipër përgjegjësinë morale të rastit”.

Avokati Ibaim Bajrami apelon që në  këtë situatë ku procesi është në hetim duhet të ruhet  prezumimi i pafajsisë për personat e dyshuar, por edhe insitucionet e vendit duhet të shprehen të gatshëm për ti ndihmuar prokurorisë në procesin e hetimeve. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share